Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Qeveria e Kosovës paralajmëron masa më të rrepta për luftimin e COVID-19

nga Kosovarja
7 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mori sot pjesë në takimin e radhës të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus, në të cilin u diskutua për gjendjen e rëndë të krijuar si pasojë e kësaj pandemie dhe veprimet që duhet të ndërmarrin institucionet e vendit për menaxhimin dhe parandalimin e saj.

Përveç përkushtimit të plotë të personelit shëndetësor, që është në vijën e parë të frontit në betejën kundër pandemisë COVID -19, në këtë takim u kërkua sërish që të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mbajnë largësinë fizike, t’i bartin maskat mbrojtëse dhe ta mbajnë higjienën personale, sepse këto janë mjetet më efikase për t’u mbrojtur nga ky infeksion i rrezikshëm.

Kryeministri Hoti, po ashtu, kërkoi nga të gjitha institucionet relevante të vendit, si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë lokal, t’i bashkërendojnë veprimet e tyre, në mënyrë që qytetarët të informohen për masat mbrojtëse të parapara me vendimet e Qeverisë se Republikës së Kosovës, si dhe me udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Edhe në këtë takim, kryeministri Hoti, theksoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të ndërhyrë kudo që ka nevojë me pajisje teknike, qoftë me shtimin e numrit të personelit shëndetësor, në mënyrë që pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës t’u ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme profesional dhe kujdesi human për të cilin ata kanë nevojë.

Meqenëse ditëve të fundit numri i të infektuarve është shtuar së tepërmi, madje duke pasur pasoja të rënda edhe me jetë njerëzish, nga diskutimet e pjesëmarrësve doli se Qeveria dhe institucionet e tjera të vendit nuk mund ta përjashtojnë as marrjen e masave më të rrepta të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.

Me këtë rast, ministri Zemaj ka prezantuar hapat konkretë që Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë këto ditë për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, ndërsa drejtuesit e institucioneve shëndetësore të vendit kanë raportuar për gjendjen e të prekurve, duke paraqitur të dhënat e përditësuara për numrin e të infektuarve, si dhe të përpjekjeve që po bëjnë mjekët dhe infermierët tanë për t’u ndihmuar pacientëve për ta përballuar me sukses sëmundjen.

Etiketa: COVID-19Qeveria e Kosoves

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Haradinaj uron Kadarenë për ditëlindjen e 85-të

49 minuta më parë
Aktuale

Babai i 15-vjeçarit që u vra në Prizren reagon për vdekjen e Albert Krasniqit

1 orë më parë
Aktuale

Moti për sot dhe ditët e ardhshme

2 orë më parë
Aktuale

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

11 orë më parë
Aktuale

Alberti e kishte bërë llom ish gruan Besa Gashin

11 orë më parë
Aktuale

15 vjeçarja nga Prizreni i thotë familjarëve: Mos me kërkoni më, kam ikur me të dashurin

13 orë më parë
Postimi tjetër

Sot , Visi 7-vjeçar u bë me banesë nga Halil Kastrati

I dashuri i bënë Genta Ismajlit fotot intime

Deputeti i LDK-së i vërsulet Vjosa Osmanit, ajo e ndërpret seancën

TË FUNDIT

Meshkujt më të rëndësishëm të jetës emocionojnë Jonida Maliqin

2 minuta më parë

Robert Berisha sot feston ditëlindjen

31 minuta më parë

A mund të konsumohet kivi me lëkurë?

47 minuta më parë

Haradinaj uron Kadarenë për ditëlindjen e 85-të

49 minuta më parë

Babai i 15-vjeçarit që u vra në Prizren reagon për vdekjen e Albert Krasniqit

1 orë më parë

Moti për sot dhe ditët e ardhshme

2 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Belkizi ndan imazhin më të mirë me djalin

50 vjeçari hidhet nga “Ura e Fshejt”

Kurti i prerë: S’ka punësime me mbiemra të veçantë, libreza partie…!

Modelja e njohur tregon barkun e fryrë në bikine

Violetë Kukaj tregon kujtimin më të veçantë që ka nga nëna e ndjerë

Reperja kosovare tregon pamjen e saj në fund të shtatzënisë

Oriola Marashi shkon i ‘çmend’ pak edhe turqit

Infektohet me koronavirus humoristi i njohur

Shenjat e horoskopit që nuk duhet kurrë të dashurohen me njëra tjetrën

Ja sa shpenzuan motrat Istrefi në pushimet luksoze

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci