Aparatet e njëpërdorshme janë vendosur të ndalohen si pjesë e planeve për të trajtuar numrin në rritje të të rinjve që përdorin cigaret elektronike, thotë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Gjithashtu do të futen masa për të parandaluar shitjen e ‘vape’ tek fëmijët, shkrua BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kryeministri, Rishi Sunak sugjeroi që duhanpirësit e rritur që përpiqen të lënë duhanin do të kenë ende akses në alternativa në cigaret elektronike sipas propozimeve.
Vendimi për ndalimin e kësaj cigareje pritet të futet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, tha qeveria.