Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qeveria gati për të nxjerr vendime të reja për ta luftuar COVID-19

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës është e obliguar që të nxjerrë vendime të reja më së largu deri të dielën për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Mbi artikull

Me 13 prill largohet masa e vendosur nga ekzekutivi për kufizim të lëvizjes pasi që Kushtetuesja e ka konsideruar vendimin të jashtëligjshëm.

Për të legjitimuar kufizimin e lëvizjes, Ministria e Shëndetësisë, ditët në vijim pritet të marrë vendime veç e veç për komunat, ashtu siç e parasheh Ligji për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Në disa komuna, masat do të jenë të rrepta e aty ku ka raste më pak do të jenë më të lehta.

Moneytizer Paragrafi 4

Për të vendosur masa të reja, mund të përfshihen edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që nëpërmjet amendamentimit të ndryshojë e plotësojë Ligjin për sëmundjet ngjitëse.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]