Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qeveria Hoti në udhëkryq të mjegulltë

nga Revista Kosovarja

LDK, partia prej të cilës vjen kryeministri Hoti, po e qon vendin kah humnera.

Mosdija e LDK-së për zgjërim të qeverisë, do ta qojë vendin në zgjedhje të reja.

Edhe ashtu liderët e BE-së dhe institucionet euro-atlantike, po hezitojnë të bisedojnë me kryeministrin e qeverisë, si një përfaqësim që nuk buron nga legjitimiteti i votës së 8 tetorit të vitit të kaluar, sado që Gjykata Kushtetuese, lejon formimin e qeverisë pa fituesin.

Qeveria Hoti, ka dështuar në miratimin dhe votimin e shumë ligjeve në legjislativin aktual parlamentar, përfshirë këtu ligjin esencial për rimëkëmbje ekonomike, qëllimi i të cilit është pakoja e rimëkëmbjes ekonomike.

Moneytizer Paragrafi 4

LDK, nuk e ka fuqinë ekzekutive ta votojë këtë ligj në parlament, por ajo po shitet me sjellje gjentëllmene duke mos bashkëpunuar me PDK-në për ta zbatuar idenë për ringjallje ekonomike në kohë pandemie.

Qeveria Hoti duke pas sjellje të papërgjegjshme ndaj popullit, po e mban të mbyllur buxhetin që e premtojë gjatë fillimit të mandatit të saj pas rrëzimit të Albin Kurtit.

Qeveria Hoti që vjen nga LDK, ka mbetur në udhëkryq të mjegullt .

Ajo duhet , o ta thotë të vërtetën se, qeveria është e paaftë ta udhëheqë vendin derisa nuk ka numra për kalim ligjesh në parlament, ose ta infuzionojë qeverinë me PDK-në duke i ndarë ministritë që ajo kërkon, përfshirë edhe presidencën.

Nuk mund ta udhëheqë vendin një qeveri e lodhët e cila nuk siguron as kuorum deputetësh për seanca.

Aq më keq kur qeveria aktuale dhe përbërja e kreut të Kuvndit të Kosovës, janë në konflikt abnormal mes vetes.

Kosova nuk ka pasë në asnjë legjislaturë kaq armiqësi dhe konflikte politike në të gjitha organet qendrore të shtetit ku përfshihen institucioni parlamentar, presidenca dhe qeveria.

Të tilla cfare janë këto organe, mirë është t’i kthehen sovranit dhe ai ta jep votën e vet për konsolidimin politik të shtetit.

Diçka e tillë do të jetë tepër e zorshme pasi që politika kosovare, do të jetë po kjo që është sot edhe nesër.

Fituesi mund të ndryshojë, por partitë tjera nuk pritet të reformohen së shpejti. Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]