Qeveria që po përcillet përmes Xhelal Cveçlës, ka krijuar problem sa u përket tubimeve publike, nëse duhet falur namazi i Bajramit në xhami, apo bën edhe në shesh, ashtu si edhe e testoi VV-ja grumbullimin para ca ditësh me militantët e vet, shkruan “Kosovarja”.
Qeveria nuk është mirë të përdor standarde të dyfishta për qytetarët! Aty ku i flenë qeverisë tubimet publike, protestat sipas Albin Kurti “janë mjet demokratik i lejuar…”.
E, aty ku nuk u përshtaten, i shpallë të ndaluara, madje edhe duke zënë në gojë edhe njerëz e publicistë, madje si profesor Milazim Krasniqin, personalitet i denjë për sinqeritet dhe përgjegjësi publike.
Qeveria Kurti ka rënë në lajthitje edhe me militantët e vet dhe kjo është hera e dytë që i ka provokuar me jo sinqeritet aderuesit.
Në rastin e parë, lidhur me këshilltarin e Kurtit, Shkëlzen Gashin, kur edhe reaguan kundër Albin Kurtit.
Dhe, herën e dytë, lidhur me standardet e dyfishta për tubimet publike në shesh!
VV-ja ka një përqindje të lartë militantësh të krahut radikal, që dallojnë nga krahu i islamit tradicional popullor, të cilët kanë reaguar dje kundër Xhelal Sveçlës rreth tubimeve në shesh.
Qeveria e shkarkuar e Kosovës, duke instrumentalizuar ministrin Vitia për pandeminë dhe Sveçlën pas shkarkimit të Agim Veliut, po kërkon forma të reja për qeverisje sa më të gjatë, duke shkelur edhe Kushtetutën, e duke e paraqitur veten si tepër të suksesshme në trajtimin e pandemisë.
Mënyrat e vetëlavdërimit të qeverisë Kurti, janë të pashembullta në stilin e tyre, ndonëse qeveria Kurti edhe një muaj pas fillimit të pandemisë nuk i pat furnizuar qendrat e mjekësisë familjare nëpër Kosovë me mjete mbrojtëse, si pasojë e së cilës ka pasur infektime me Covid-19 dhe me karantinime të stafeve shëndetësore, si në Viti e gjetiu.
Me këtë rast nuk po i llogarisim tenderët shumëfish më të shtrenjtë, siç janë publikuar disa të dhëna.
Andaj, me një qasje të tillë dyfytyrësie, për dikë nënë e për dikë njerkë, qeveria Kurti është mirë të mos e përçajë më shumë popullatën rreth tubimeve publike.
Kështu, pra, nëse lejohen tubimet publike, le të vlejnë për të gjithë njësoj… Safet Krivaça /Kosovarja/