Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merren këto pesë vendime

nga Revista Kosovarja

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë pesë vendime në një mbledhje elektronike të mbajtur të premten, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit.

Mbi artikull

Vendimi i parë, sipas njoftimit, ka qenë për vazhdimin e mandatit për Komisionin për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut deri më 15 tetor 2025.

Është ndryshuar edhe statuti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Miratim ka marrë edhe kërkesa e Ministrisë së Bujqësisë për rialokim të 105 mijë eurove “deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve ‘Investime Kapitale’, për mbulimin e obligimeve financiare për projekte kapitale si në vijim: Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Ferizaj dhe Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Gjakovë”.

Moneytizer Paragrafi 4

Është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Mjedisit për të rritur kufirin e shpenzimeve në shumë prej 580 mijë euro për financimin e “Projektit të Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes.

Kësaj ministrie i është miratuar edhe kërkesa për ndarjen e 372 mijë eurove për të njëjtin projekt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]