Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qeveria vendos për baret dhe restorantet: Mësojeni orarin e ri

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka dalë me propozim-vendimin për masat e reja antiCOVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të koronavirusit në vendin tonë.

Me këtë rast, sektorit të gastronomisë nga nesër i shtohet edhe një orë e gjysmë punë e lejuar.

“Nga data 28 korrik 2020 të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme, iu ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-aëay (merre me vete)”, thuhet në njërën prej pikave të këtij dokumenti të propozim-vendimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kujtojmë se sot Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka protestuar para Qeverisë me kërkesën që atyre t’u lejohet puna të paktën deri në ora 00:00 të mesnatës, meqë siç është shprehur edhe përfaqësuesi i kësaj shoqate në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Luaras Meha, bizneset e tyre vizitohen më shumë pas orës 21:00.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]