fbpx

Qimet në zonat intime janë të natyrshme

nga Revista Kosovarja

Revista e famshme britanike “Tatler” thotë se femrat duhet të hedhin briskun dhe t’i lënë qimet e tyre intime ashtu siç e ka paraparë natyra, sepse ato janë përsëri në modë

Revista “Tatler” shkruan se depilimit brazilian i ka kaluar “koha” dhe se ai vjen nga një kohë “më e mirë kur ishim të fiksuar pas depilimit, sepse nuk kishim për çfarë të shqetësoheshim”.

Kjo revistë gjithashtu parashikon vdekjen e depilimit të zonës intime të femrave, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi.

Pamja natyrale ka rënë në harresë kur tangat dhe seriali televiziv Baywatch u bënë të popullarizuar, shtojnë dhe konkludojnë se ajo që është e natyrshme duhet të qëndrojë ashtu siç është.

Qimet në zonat intime veprojnë si mbrojtëse të organit gjenital femëror. Nuk lejojnë bakteret e këqija të hyjnë tek ju për të krijuar një infeksion.

Nëse ju depiloheni vazhdimisht dhe nuk lini asgjë atje poshtë, rreziku për të patur probleme gjenitale është më i madh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]