Qindra shqiptarë në Bujanoc protestojnë kundër Vuçiqit

nga Revista Kosovarja

Ka nisuar protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kundër diskriminimit nga Beogradi.

Në pamjet e dërguara nga TëVë1 shihen një numër i madh i protestuesve me pankarta, “DUAM LIBRA SHQIP!”, “GJINEKOLOGJIA PËR GRATË SHQIPTARE – KUJDES SHËNDETËSOR PA DISKRIMINIM GJUHËSOR!”.

Ndryshe, kjo protestë po mbahet kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

E kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që të dalin për të protestuar.

Sinani ka theksuar se do të protestohet kundër shtypjes e diskriminimit që u bëhet shqiptarëve në Luginë nga Beogradi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]