fbpx

“Qipro nuk e njeh Kosovën”: Ambasadori i saj në Beograd, lëshon deklaratë të çuditshme

nga Revista Kosovarja

Qipro po vazhdon refuzimin për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Ambasadori i këtij shteti në Beograd, Dimitrios Teofilaktu, i tha gazetës serbe “Politika” se vendi prej nga vjen ai ka qëndrim konsistent në mosnjohjen e Kosovës, dhe në të ashtuquajturën “respektimin e integritetit territorial të Serbisë”, duke e konsideruar kështu Kosovën si pjesë të saj, transmeton lajmi.

“Qëndrimi ynë për mosnjohjen e Kosovës është parimor dhe konsistent, dhe jo vetëm sepse kemi një problem të ngjashëm. Për të qenë të besueshëm, duhet të udhëhiqemi nga qëndrime konsistente dhe parimore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Teofilaktu.

I pyetur nëse Qiproja vuan ndonjë pasojë për shkak të një qëndrimi të tillë, ambasadori tha se kur interesat jetike kombëtare të të ashtuquajturave shtete të vogla nuk janë në përputhje me interesat e të tjerëve, kryesisht të “lojtarëve më të mëdhenj”, duhet të ketë disa presione apo pasoja.

“Pavarësisht nga pasojat ekonomike apo të tjera, shtetet nuk duhet të marrin vendime nën presion”, tha Teofilaktu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]