Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

QKUK: 55 të lënduar me mjete piroteknike dhe dy me armë zjarri

nga Revista Kosovarja

Gjatë festimeve të Vitit të Ri, dhjetëra persona kanë pësuar lëndime si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

Mbi artikull

Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla për klankosovën ka bërë të ditur se gjithsej 57 persona janë trajtuar për lëndime, prej tyre 55 të lënduar nga mjetet piroteknike dhe dy nga armët e zjarrit.

“55 të lënduar me mjete piroteknike dhe dy me armë zjarri”, ka deklaruar Syla.

Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se “janë raportuar incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piro-teknike, raste të lëndimeve të lehta nga armë zjarri dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike (zjarre)”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]