fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Qosiq: Kosovën e kemi humbur, brezi i ri të mos harxhojë energji për çështjen e saj

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Akademiku serb, Dorica Qosiq, një muaj para se të vdiste (2014) kishte dhënë intervistën e fundit, në të cilën ka folur për Kosovën, luftërat, Vladimir Putinin, Sllobodan Millosheviqin.

“Mësimi im thotë: nuk ka më luftë për serbët. Ne nuk duhet të luftojmë më. Nuk kemi më potencial biologjik dhe as patriotik. Besoj se paqja është kushti i vetëm i ekzistencës sonë. Bëni kompromise, devijoni nga parimet nëse paqja duhet të ruhet. Betejat humbasin dhe fitohen në kohën e tyre. Në histori, ato kanë fatin e tyre në kohë. Historia mund t’i mohojë. Jo vetëm tonat, sigurisht. Merrni për shembull luftërat, revolucionet e Napoleonit… Çfarë ishte e përjetshme? “, kishte thënë në atë kohë Qosiqi në një intervistë për “Nedeljnik”, pjesë të së cilës ka publikuar gazeta “Mondo”.

Në konstatimin se heronjtë e tij në roman, po aq sa të gjithë ne [serbët] në histori, lavdërojmë miqësinë me aleatët, Qosiq atëherë përmendi presidentin rus Vladimir Putin.

“Aleati ynë i vetëm i vërtetë në kuptimin që përmendët sot mund të jetë Putini. Dhe vetëm ndërsa Putini është putinist. Unë nuk shoh figurë tjetër. Zonja Merkel është agresive dhe ajo jo vetëm që vepron me pasionin politik, por edhe revanshist. Gjermania është një nga investitorët më të mëdhenj. Dhe nëse rruga e Serbisë përcaktohet vetëm nga investimet e huaja, pa ide dhe besim në zhvillimin e saj të ekonomisë, atëherë kam frikë se deri ku do të mund të shkojmë në atë rrugë”, tha Qosiq, transmeton Telegrafi.

Më pas Çosiq ka theksuar se kjo nuk do të thotë se Serbia duhet të kthehet drejt Lindjes dhe Rusisë.

“Jo Lindjes, por Putinit. Nuk më kuptuat mirë. Pra, Putint dhe atë derisa është putinist dhe jo vetëm Rusisë. Ne duhet të dimë se asnjë akt historik nuk është përfundimtar. Asnjë. Ata po ndryshojnë, dhe në raport për ta po ndryshojnë mundësitë”, kishte thënë Qosiq.

Duke folur për Kosovën, Qosiq tha se për të është zgjidhur çështja e Kosovës.

“Kjo do të thotë se ajo nuk ekziston më si krahinë jugore serbe. Ne e humbëm Kosovën në luftën me shqiptarët. Nëse kjo është përfundimtare, nuk mund të gjykojmë sot, sepse askush nuk e di se si mund të sajohet historia evropiane dhe ballkanike në shekujt e ardhshëm. Ose shekullin. Politika jonë nacionale ndaj Kosovës ishte e lidhur me çlirimin e Serbisë Jugore dhe Maqedonisë. Çështja e Kosovës u identifikua me çështjen maqedonase. Maqedonia u bë shtet pas Luftës së Dytë Botërore, po ashtu edhe Kosova ishte e humbur politikisht në luftën e vitit 1999, dhe për atë çështje nuk duhet harxhuar as një atom të forcës. Unë e këshilloj brezin tuaj që të mos harxhojë energji për çështjen e Kosovës, sepse historia e ka zgjidhur atë përtej jush. Nuk mund të ndikoni më në rezultatet e tij”, tha Qosiq.

Duke iu referuar Sllobodan Millosheviqit, ai thotë se ish-presidenti i Serbisë nuk ka pasur ndonjë mundësi serioze për zgjidhjen e çështjeve kombëtare.

“Së pari ishte komunist, dhe së dyti, ishte titist. Në fund: situatën evropiane e vlerësoi shumë jo realisht. Nuk kishte aftësi dhe gatishmëri për të parë dhe kuptuar konstalacionin evropian. Aty bëri gabime të mëdha. Krejtësisht gabimisht e orientoi politikën tonë të jashtme. Ai është politikani i disfatës sonë kombëtare. Millosheviqi është në një farë mënyre figura më tragjike në historinë serbe. Për fatin. Në fund të fundit, mendoj se ai u vra. Dhe jeta e tij është tragjike dhe politika e tij është tragjike. Unë kam qenë kundërshtari i tij, ne kemi qenë krejtësisht të ndryshëm në politikë, por kur e mendoj sot, ai njeri është gjithashtu një viktimë e historisë sonë. Nuk e di se kush do të kalonte më mirë pot ë ishte në vendin e tij në atë kohë”, tha Qosiq.

Duke kujtuar kohën kur vetë Millosheviqi jepte shpresë se ai mund të jepte dorëheqjen në një moment të sundimit të tij, Qosiq thotë: “Propozimi të bëhem president erdhi nga Italia si përfaqësues i Bashkimit Evropian, të cilin unë e pranova me kusht që të hiqen sanksionet ndaj Serbisë dhe që Millosheviqi të jepte dorëheqjen. Millosheviqi tha se do ta bënte. Të njëjtën gjë ia tha Milan Paniqit. Dhe ai e mashtroi njërin dhe tjetrin. Dhe premtimi i tij ‘po, do të tërhiqem’ zgjati dy-tri ditë dhe më pas tha: ‘nuk dua, më zëvendësoni’. Unë nuk kisha parti, opozita nuk më mbështeti dhe nuk mund t’i bëja asgjë”, tha Qosiq.

Lidhur me atë se cili është interesi më i madh kombëtar serb sot, Çosiq tha se “paqja është gjëja më e rëndësishme”.

“Edhe zhvillimi ekonomik. Nuk i keni dy jetë, ai u takon tani juve dhe nëse nuk e realizoni veten, jeni të humbur. A jeni vërtetë të dënuar të jetoni në një vend pa punë dhe a i ofrohet brezit tuaj një udhëtim jashtë vendit si dëmshpërblim për këtë mjerim? Është një dënim i tmerrshëm për një brez. Nuk keni faj për politikën e gjyshit tuaj, babait tuaj dhe timen. Dhe ju po vuani padrejtësisht”, tha Qosiq.

Akademiku serb Dobrica Qosiq i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, ishte president i Jugosllavisë në periudhën 1992-1993. Ai vdiq më 18 maj 2014.


Etiketa: QosiqKosoven e keni humbur

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Mediat serbe: Krahasimi i Kosovës me Donbasin nga Putini, thikë pas shpine Serbisë

9 orë më parë
Aktuale

Bashkëshorti i kërkon ndihmë gruas për ta rrahur vëllaun e tij

9 orë më parë
Aktuale

Pas deklaratës për shamitë, Koci thotë se po kërcënohet nga “talebanët internetit”

9 orë më parë
Aktuale

Gjilan: I mituri lëndohet rëndë pasi rrëzohet nga trotineti elektrik

10 orë më parë
Aktuale

Gjobiten 85 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në magjistralen Kumanovë-Shkup

11 orë më parë
Aktuale

“Më vrit se nuk mundem pa ty me jetu”, gjilanasi kërcënon ish të dashurën

13 orë më parë
Postimi tjetër

Si ta përdorni majonezën, produkti më i mirë për flokët,

Numri i ri Kosovarja 07-2022

Ariana merr urim të veçantë nga bashkëshorti dhe vjehrra

TË FUNDIT

Arsyet e vërteta të largimet të meshkujve nga partneret

4 orë më parë

Kur një mashkull vendos të largohet, gjithçka që duhet të bëni është t’i uroni atij një udhëtim të lumtur. Arsyeja...

Si ta falënderoni dikë për kohën e dhënë?

4 orë më parë

Dinamika e jetës sot i ka përfshirë të gjithë, prandaj nëse dikush ndan kohë për ju për ndonjë çështje, duhet...

“Puthja singaporiane”: Një praktikë e re seksuale që shumica nuk e dinë

4 orë më parë

Ju dhe partneri juaj do të kënaqeni me një kthesë të vogël në shtrat Me mediat sociale dhe internetin, ndonjëherë...

Horoskopi ditor, e diele 26 qershor 2022

5 orë më parë

Kjo ditë patronizon njerëz të vendosur dhe të motivuar. Horoskopi premton fat të mirë në çështjet financiare: fitimi i fituar...

Beniada Nishani nuk lë vend për imagjinatë derisa pozon nudo në gjelbërim

5 orë më parë

Modelja shqiptare, Beniada Nishani pas pjesëmarrjes në “BBV” mbetët njëri ndër emrat më të komentuar. Postime e intervista të shumta...

Rita Ora merr vëmendje me paraqitjen në Madrid e veshur në fustan mëndafshi dhe pa sytjena

5 orë më parë

Rita Ora shfaqi fizikun e saj tërheqëse dhe stilin me shije teksa doli për një akullore me motrën e saj...

MË TË LEXUARAT

Vajza i vjedh babait 20 mijë euro për ti blerë makinë të dashurit

Pas gjashtë vitesh pauzë, rikthehet diva e muzikës

Beatrix lë të kuptohet se Einxhel dhe Dagz po bëhen prindër?

Kurti takohet me aktivistë të shoqërisë civile të Serbisë

Këto janë sëmundjet që shëron vaji me kripë

Egzona shijon pushimet me nënën dhe Albatritin

Blerim Destani flet për serialin e Netflix në të cilin luan

Pas dështimit të Trustit, kërkohet dorëheqja e Qeverisë Kurti

Bëni këtë gjë për ta bërë ventilatorin të freskojë më mirë dhomën tuaj

​Kurti: Qeveria po e harton strategjinë kombëtare dhe ka iniciuar themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist