fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

QUINT vs. Kurti: “Jepjani tokën manastirit”, “gabim të legjitimohet vendimi i Millosheviqit”

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Që prej se është bërë Kryeministër i vendit, Albin Kurti, ka pranuar së paku katër kërkesa (deklarata publike), nga shtetet e QUINT’it që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që 24 hektarë tokë të regjistrohen si pronë e  Manastirit të Deçanit. Kryeministri, që nga e kaluara e tij politike njihet për kundërshtimin që ua kishte bërë këtyre temave (zonat e mbrojtura e decentralizimi), muaj më parë ka folur në një konferencë për media duke thënë se këto prona i kishin kaluar manastirit në kohën e Milosheviqit.

Për thirrjen e fundit që erdhi të premten nga pesë shtetet, Petrit Selimi, që dikur e ushtronte postin e shefit të diplomacisë së Kosovës, tha se aleatët  po e kushtëzojnë anëtarësimin në KE me zbatimin e vendimit të Gjykatës për Manastirin e Deçanit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 20 maj të 2016-ës, vendosi që Manastirit të Deçanit i takojnë 24 hektarëve tokë dhe pyll pas një konteksti gjyqësor se kujt i takojnë këta hektarë, meqë ndërmarrjet shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” thoshin që prona u takonte atyre.

Gjashtë vjet pas, ky vendim ende nuk është zbatuar. Për këtë, katër herë me radhë vendet e QUNTI’it i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të vë në zbatim vendimin e Kushtetueses.

Herën e parë kur shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dolën me deklaratë të përbashkët ishte më 27 gusht 2020 me thirrjen drejtuar Qeverisë së Kosovës kur në krye të saj ishte Avdullah Hoti.

Por, para se të reagonin ata ishin takuar ndaras me kryetarin e komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe igumenit Sava Janjiq të Manastirit të Deçanit.

“U bëjmë thirrje palëve që në përpikëri t’i përmbahen ligjeve të Kosovës, në veçanti ligjit të vitit 2008 për Zonat e Mbrojtura Speciale dhe të ngrisin çdo shqetësim te mbetur brenda kornizave të Këshillit Monitorues për Implementim (KMI), para se të ndërmarrin ndonjë veprim. Për më tepër, i nxisim autoritetet e Kosovës qe të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 19 maj 2016, lidhur me kontestin pronësor në Deçan. Dhe në fund, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë ekspeditive të zgjidhë çështjen e punimeve rrugore në përputhje me këto që u përmendën më lart”, thuhej në reagimin e 2020-ës.

Në vitin pasues, pas ardhjes sërish në pushtet, kryeministri Albin Kurti pranoi një letër nga QUINT me të njëjtën kërkesë. Aty shkruhej se qeveria e re është emëruar me mandat të fuqishëm për reforma dhe respektimin e sundimit të ligjit dhe së një nga provat kryesore e vendosmërisë së tij do të jetë pikërisht zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit.

“Respektimi i sundimit të ligjit është detyrim për të gjitha qeveritë. Shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara inkurajojnë fuqishëm Qeverinë e Kosovës që pa vonesa të mëtejshme të vazhdojë me regjistrimin ligjor në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhej në reagimin e shteteve të QUINT’it më 19 maj, 2021.

Në po këtë vit, por vetëm disa muaj më vonë, më 24 shtator, shefat e misioneve reaguan sërish. Këtë herë duke thënë se janë të shqetësuar meqë Gjykata Kushtetuese e Kosovës doli me deklaratë me moszbatimin e vendimeve të mëhershme të saj, përfshirë edhe të vendimit të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.

“Është shqetësuese se Gjykata Kushtetuese e Kosovës detyrohet t’ua përkujtojë institucioneve ekzekutive të garantojnë dhe zbatojnë sundimin e ligjit në këto raste më se të vonuara. Siç është theksuar në deklaratën e shteteve të Quint-it të datës 19 maj, respektimi i sundimit të ligjit është obligim i të gjitha qeverive. Ne e nxisim fuqishëm Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë pa vonesë me zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mbështetja e Kosovës për sundim të ligjit dhe gjyqësor të pavarur bazohet në zbatimin e plotë dhe të barabartë të të gjitha vendimeve të Gjykatës, pavarësisht mospajtimeve politike”, thoshte QUINT më 24 shtator 2021.

Sot kur bëhen gjashtë vjet që nga shpallja e vendimit të Kushtetueses, sërish vendet e QUINT’it shkruan një deklaratë të përbashkët kur Qeverisë Kurti 2 të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit.

Por, Kurti ka një qëndrim krejt të kundërt.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese e legalizoi vendimin e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1997, i cili pati vendosur që atë pronë t’ia dhurojë Manastirit të Deçanit. Po këtë qëndrim e mbajnë edhe historianët dhe autoritetet lokale në Deçan Ata konsiderojnë se prona u takon kompanive shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, se ajo nuk ka qenë asnjëherë e Manastirit, derisa Millosheviq vendosi t’ia jepte.

Kurti gjithashtu pati thënë se Qeveria e Kosovës e konsideron Manastirin të Deçanit pjesë të rëndësishme të kulturës së Kosovës. Por, ai pati tërhequr vërejtjen se Kisha Ortodokse Serbe po përdorët politikisht nga shteti serb kundër Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese nuk është dashur të marrë vendim mbi një çështje pa u konsumuar të gjitha shkallët e tjera juridike. Manastiri i Deçanit është pjesë e mozaikut të pasur kulturor të Kosovës, por fatkeqësisht Kisha Ortodokse Serbe është ajo që keqpërdoret vazhdimisht nga Serbia si instrument politik kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Ne do të angazhohemi maksimalisht që të ruhen të drejtat legjitime të manastirit, por edhe liderët fetarë ta bëjnë pjesën e tyre, duke kërkuar zgjidhje përmes dialogut dhe marrëveshjes me popullatën lokale dhe besoj që një gjë e tillë është e mundur”.

Për këtë gjë ai i pati shkruar letër kryemurgut të Manastirit të Deçanit Sava Janjiq, të cilit i ka shprehur zotimin e Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen e kishave ortodokse dhe i pati shprehur edhe dëshirën e tij për të vizituar Manastirin e Deçanit, por përgjigjen për këtë kërkesë Kurti s’e mori asnjëherë nga Janjiq.

Megjithatë, ky s’është konteksti i vetëm që ka Manastiri i Deçanit. Ky ka edhe një kontest me autoritetet lokale në Deçan, e që ka të bëjë me ndërtimin e rrugës kryesore Deçan-Plavë. Punimet për ndërtimin e kësaj rruge zhvillohen përmes zonës së mbrojtur të Manastirit dhe ato janë ndërprerë disa herë, me kërkesë të Qeverisë së Kosovës ose bashkësisë ndërkombëtare.

Çështja e Manastirit të Deçanit shpeshherë përdoret edhe nga politikanët serbë në propagandën e tyre se objektet serbë të trashëgimisë kulturore janë të rrezikuara në Kosovë.

 


Etiketa: QUINT vs. Kurti

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Jahja Kokaj për Hekuran Muratin: Nëse shprehet kundër UÇK’së, ai s’ka vend në shoqërinë tonë

8 minuta më parë
Aktuale

Këto lagje të Prishtinës do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm

31 minuta më parë
Aktuale

Varroset gazetarja dhe aktorja e teatrit, Teutë Tmava

2 orë më parë
Aktuale

Njoftim me rëndësi për kosovarët nën moshën 18 vjeçare që udhëtojnë drejt Malit të Zi

3 orë më parë
Aktuale

Pas të nxehtit ‘afrikan’, ky është moti dy ditët në vazhdim

3 orë më parë
Aktuale

MSH: Për dy javë numri i rasteve aktive me Covid-19 është rritur nga 110 në 1244

4 orë më parë
Postimi tjetër

Dalin dëshmi të reja rreth gjyqit të Johnny Depp me Amber Heard

VIDEO - Nuk janë dasmorë, por maturantë

Vlera neto e pasurisë së djalit të porsalindur të Rihannas është mbi një miliard euro

TË FUNDIT

Jahja Kokaj për Hekuran Muratin: Nëse shprehet kundër UÇK’së, ai s’ka vend në shoqërinë tonë

8 minuta më parë

Debati mbi vlerat e UÇK'së, përfshirja e veteranëve në Pagën Minimale e fyerjet e ministrit Hekuran Murati ndaj pjesëtarëve të...

Ish missi rri shumë larg mediave dhe famës së bashkëshortit, kjo është gruaja e Vedatit të “Stupcave”

9 minuta më parë

Vedat Bajrami është nga aktorët e humorit shqiptar më të njohur. Së bashku me grupin “Stupcat” Vedati ka sjell një...

Adelinës i shihet pak pjesa intime me këtë fustan

24 minuta më parë

Adelina Tahiri gjithmonë mundohet që të pozojë provokuese. Ajo për ndjekësit nuk ndalet duke publikuar çdo ditë imazhe të shumta,...

Këto lagje të Prishtinës do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm

31 minuta më parë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje të Prishtinës do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me...

Dafina bëhet nuse në projektin e ri

39 minuta më parë

Në mesin e shumë projekteve që solli gjatë gjysmës së këtij viti, Dafina e ka gati edhe një. Kësaj radhe,...

Learta pozon e lumtur me kunatat e saj

54 minuta më parë

Learta Jakupi në shumë aspekte merr vëmendje rreth jetës që bën. Ajo gjithmonë kalon në lajm, duke mos u ndalur...

MË TË LEXUARAT

Veshja në verë: E zeza thith më shumë rreze dielli

Eni tregon barkun e fryrë në bikini

Telashet për Shakiran s’kanë të ndalur, ajo mund të përfundojë në burg

Alketa Vejsiu thyen “rregullin”, shfaqet në emision me djalin e saj

Luana Vjollca ka një surprizë 

Arrestohet i shumëkërkuari Lundrim Beqiri, i dyshuar për vrasjen e të riut në Mitrovicë

Incident në mes të dasmës, Romeo Veshaj “tradhtohet” nga pantallonat

Bufi e bën urimin më “funny” për Ditën e Pavarësisë së SHBA’së

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këngëtari shqiptar i nënshtrohet një operacioni në zemër

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist