Numri i lëmoshkërkuesve është vazhdimisht në rritje, kjo si shkak i dhënies së lëmoshës nga ana e qytetarëve.E sjellja e tillë po konsiderohet se ata vetëm sa po i nxit ta vazhdojnë këtë veprimtari.
Andaj për të shmangur këtë situatë, Komuna e Prishtinës, së bashku me Qendrën për Punë Sociale përmes një fushate po synon t’i vetëdijësojë qytetarët që të mos iu japin para.“Ne në vazhdimësi bëjmë thirrje qoftë projekteve e programeve të ndryshme që dhënia e lëmoshës nuk është zgjidhje.
Përkundrazi ajo ndikon që të vazhdohet e rritet kërkimlëmosha. Në kryeqytet ekziston Qendra Ditore për fëmijë nê situatë rruge. Aty ne trajtojmë fëmijët që dalin e kërkojnë lëmoshë duke ua reduktuar kështu kohën d qëndrimit në rrugë. Problem kryesor mbetet që pjesa dërrmuese e fëmijëve që kërkojnë lëmoshë janë nga qyteti i Fushë Kosovës”, bën të ditur Komuna e Prishtinës.
Megjithëse qytetarët kanë ndihmuar lëmoshëkërkuesit, ata shprehin shqetësimin e tyre lidhur me këtë dukuri.
Derisa theksojnë se këta persona duhet të largohen sa më parë nga rruga.
“Është vendim shumë i mirë, si t’u japsh pare lypësarëve ata veç i stimulon me lyp prapë. Jo vetëm Komuna e Prishtinës, por të gjithë ata në Republikën e Kosovës duhet me i largu”, thotë qytetari Selman Bytyçi.“Duhet me i largu prej rrugës, na ju kemi nimu kanihere po gjithqysh duhet me i largu prej rrugës”, deklaroi qytetari Ragip Begolli.
Madje sipas Rabit Krasniqit, ata përbëjnë rrezik pasi vijnë në mënyrë të organizuar.“Ju kam jep, por nuk ish dasht me ju dhanë. Ata duhet me shku në komunë, në Qendër për Punë Sociale, atje me kërku ndonjë ndihmë. Ata vijnë në mënyrë të organizuar nga Shqipëria a kudo, i bijnë me kombi, zbresin, mandej fitimin e tyre e dorëzojnë tek udhëheqësi”, u shpreh qytetari tjetër, Rabit Krasniqi.
Kosova ende nuk ka një ligj i cili do t’i mbronte dhe do të ua siguronte një jetë më të dinjitetshme edhe lëmoshkërkuesve.
https://www.facebook.com/watch/?v=1894440167619730