Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qytetarët në Prishtinë nuk po zbatojnë masat kundër COVID-19

nga Revista Kosovarja

Pas hyrjes në fuqi të masave të reja të lehtësimit kundër COVID-19,qytetarët iu kanë rikthyer jetës së përditshme.

Mbi artikull

Derisa institucionet e shëndetit bëjnë thirrje që të respektohen masat mbrojtëse kundër virusit, si mbajtja e distancës sociale dhe bartja e maskave mbrojtëse, një gjë e tillë nuk po gjen zbatim te qytetarët.

Sot parku i Gërmisë ‘vlonte’ nga një numër i madh i qytetarëve që ia kishin mësyrë këtyre hapësirave për të kaluar vikendin.

E krejt kësaj duket se po i ndihmon edhe moti i mirë që po merr këtyre ditëve, pas disa ditë të reshjeve me shi.

Moneytizer Paragrafi 4

Kolona të gjata janë krijuar në rrugën që çon drejt “Gërmisë” dhe policia nuk dukej askund. Qytetarët që ia kishin mësyrë për vikend këtij parku, nuk po i zbatojnë masat e institucioneve shëndetësore për distancë sociale dhe bartjen e maskave, duke rrezikuar kështu në paraqitjen e rasteve të reja, pasi që institucionet shëndetësore kanë bërë të ditur se virusi nuk është larguar në tërësi.

Masat e lehtësimit është thënë se janë ndërmarrë që të lehtësohet jeta e qytetarëve pas gati tre muaj izolimi, në të kundërtën, një shtim i mundshëm i rasteve të reja mund të çojë deri te ndryshimi i vendimeve kundër përhapjes së koronavirusit.

Kosova nga muaji mars, kur u paraqitën rastet e para e deri më tash, ka 1234 persona me koronavirus, prej tyre 890 të shëruar dhe 31 viktima, e fundit e regjistruar dje.

Në kuadër të masave të reja të lehtësimit kundër COVID-19, nga nesër do të hiqet edhe ndalim-qarkullimi për qytetarët nga ora 21.00 deri në ora 5.00 të mëngjesit.