Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qytetarët në veri thonë se nuk do ta bojkotojnë votimin e 21 prillit

nga Revista Kosovarja

Pavarësisht bojkotit që do t’i bëjë Lista serbe, qytetarët pritet t’i përgjigjen votimit të 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve aktualë të komunave në veri të Kosovës.

Mbi artikull

Shtetet e QUINT-it kanë shprehur keqardhje për thirrjet e Listës Serbe që procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri të bojkotohet, e nga shoqëria civile bojkoti nga votimi është quajtur i pavend.

Thirrja e Listës Serbe nuk e ka zbehur dëshirën e qytetarëve për ta shfrytëzuar të drejtën e votës më 21 prill për shkarkimin e kryetarëve aktualë në komunat e pjesës veriore.

“Duhet të jesh budalla ta bojkotosh këtë votim. Ky është mendimi im, kam dëgjuar që Lista Serbe diçka po përzien, unë nuk jam dakord me qëndrimet e tyre. Unë do të dalë të votoj”, tha për RTK një qytetar.

Moneytizer Paragrafi 4

“Bashkësia evropiane është përgjegjëse, duhet të flas me Prishtinën që procesi të jetë demokratik, siç na takon, kjo është përgjigja ime”, tha tjetri qytetar.

Shtetet e QUINT-it kanë shprehur keqardhje për thirrjet e Listës Serbe që procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri të bojkotohet.

“Na vjen keq për deklaratat e Listës Serbe dhe aktorëve të tjerë politikë serbë kosovarë që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim për shkarkimin e kryetarëve. Pjesëmarrja demokratike është boshte për të siguruar që institucionet e zgjedhura të jenë përfaqësuese të qytetarëve që u shërbejnë. Votimi është një liri thelbësore e shoqërive demokratike”, thuhet në komunikatën e Shteteve të QUINT-it.

Sipas komunikatës, bojkotimi i këtyre votimeve nuk sjell asnjë rezultat pozitiv për serbët e Kosovës andaj i kanë bërë thirrje Listës Serbe dhe të gjithë të tjerëve që kanë bërë thirrje për tërheqje, t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre.
Nga shoqëria civile në veri thonë se thirrja e Listës Serbe për bojkot është veprim i gabuar.

“Mendoj se ky qëndrim i Listës serbe nuk është i mirë, mendoj se është gabim, që po e vazhdon këtë agoni që në këto rrethana është e neveritshme”, tha Miodrag Marinkoviq, drejtor i OJQ “CAZA”

Megjithatë, qendrat e votimit në komunat veriore janë caktuar. Të dielën e ardhshme do të vëzhgohen edhe nga kamerat.

Me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore në qendrat e votimit ku do të votohet me 21 prill, do të vendosen edhe kamera. Në shkollën teknike në Mitrovicë të Veriut, e cila do të shfrytëzohet si qendër votimi, nuk ka filluar ende vendosja e kamerave”

Kur kanë mbetur më pak se 10 ditë nga ky proces, kamerat nuk janë vendosur as në vendvotimet e tjera të kësaj komune, por as të tri komunave të tjera veriore, megjithëse sipas KQZ-së, kjo pritet të bëhet në ditët në vijim.

Që ky proces të ketë sukses, duhet të votojnë pro mbi 50% e qytetarëve me të drejtë vote.