Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qytetari e bën llom rojën e QKUK-së

nga Revista Kosovarja

Roja e sigurimit në QKUK është lënduar rëndë pasi u sulmua nga një qytetar.

Roja është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 7:40.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, roje i sigurimit në QKUK. Viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK, për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]