Qytetari e kërcënon me vrasje këshilltarin e shkarkuar të Albin Kurtit

nga Revista Kosovarja

Pas deklaratave të Shkëlzen Gashit, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime dhe duhet të dënohet, kanë shpërthyer reagime të shumta.

Reagimet ndaj Gashit, tashmë ish-këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas kësaj deklarate, nuk kanë të ndalur. Së fundi është kërkuar që ai edhe të pushkatohet.

Një qytetar në profilin e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, ka publikuar fotografinë e Shkëlzen Gashit. teksa ku mbi foto ka shkruar “Qen bir qeni, ty duhet me të pushkatu shumë shpejt”.

“Shkelzen Gashi Ty duhet met pushkatu besen e shqiptarit po ta jepi që um jepet mundësia unë me dor teme kamet VRA”, ka shkruar qytetari me emrin Alban Thaçi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]