Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qytetari e qaros me bakllave Avdullah Hotin, paguan me para të trustit

nga Revista Kosovarja

Sot ka filluar ekzekutimi i të hollave nga Trusti në llogaritë e qytetarëve. Disa prej tyre tashmë i kanë marrë të hollat e kursimeve.

E si për çdo gjë tjetër që ndodh në vend, edhe për paratë e Trustit kanë filluar shakatë nëpër rrjete sociale.

Një qytetar ka publikuar një fotografi ku shihet se ka dalë në një lokal dhe ka porositur bakllava.

Në tavolinën e tij, ai ka vendosur edhe fotografinë e kryeministrit Hoti.

Moneytizer Paragrafi 4

“Paç gjithmonë shoq”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, më 11 dhjetor kanë aplikuar 219,729 kontribuues dhe për ta do të shpaguhen rreth 112.2 milionë euro.

E gjatë ditës së sotme nëpër banka është vërejtur fluks i madh i qytetarëve të cilët po prisnin për t’i tërhequr paratë e kursimeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]