Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qytetarja nga Peja dorëzon kuletën e gjetur me të holla në polici

nga Revista Kosovarja

Më 24 shtator, në stacionin policor në Pejë është paraqitur qytetarja Valbona Bytyqi e cila kishte gjetur një kuletë në një qendër tregtare të këtij qyteti.

Mbi artikull

Në kuletë ishin: 557 euro, 320 dollarë amerikanë dhe 600 franga zvicerane.

Sipas njoftimit, policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, dhe e njëjta është ftuar në stacion.

Zyrtarët ia kthyen qytetares kuletën së bashku me të holla.

Moneytizer Paragrafi 4

“Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]