fbpx

Ra koronavirusi politik, e na zhvendosi nga koronavirusi real

nga Revista Kosovarja

Sot, 4 prill, anë e mbanë gjelbërim. Rreth Fakultetit Teknik, mbi QKUK, i mbushur tërësisht me rini, njerëz, gra e fëmijë, pa asnjë distancë sociale.

Unë sapo isha kthyer nga një shëtitje që bëra në malet e “Sharrit”, andej nga rruga që shpie për Tetovë, pa pas nevojë për distancë sociale.

Bora mbi 20 centimetra afër “Shtëpisë së malorëve”, që më moti e quanin me termin e gjuhës serbe “Strazha”, ta kujton mesin e dimrit,ndërsa lisat e rralluar nga prerjet ilegale më së miri u përgjigjen masave të qeverisë kundër koronavirusit!

Distancën që po e mbanin lisat, e që dikur nuk lenin të shihej as dielli, tani thua se po u përgjigjen rregullave të qeverisë Kurti. Në dy tre metra, cdo lis ka distancën me tjetrin…

Në livadhin te Fakulteti Teknik, tre veta kalojnë në grup pa maska e as distancë sociale. Flasin ata me dy të tjerë që pyesin, a ka sonte debate politike dhe kush mund të jenë mysafirët e debateve?

Fund e krye rruga vlon nga veturat! Në qytet gjithashtu e në lagjen “Mati 1”, vetëm pak dallon situata nga koha paravirusale e shpallur para rreth 20 ditësh si rrezik edhe në Kosovë.

Njerëzit nuk e besojnë aq koronavirusin në Kosovë, por më shumë e besojnë koronavirusin politik që ka goditur shtetin dhe vendin. Çudi e Zotit,askush nuk e sheh rrezikun që e kemi te këmbët!

Duket se në Kosovë, shqiptarët janë mësuar aq shumë me represionin dhe dhunën politike, sa u besojnë vetëm trupave që duken mbi tokë. Ushtrisë së Serbisë, apo policisë së huaj ,ua kanë frikën nëse ato duken, përderisa virusëve të llojit corona, apo ckado që nuk duket me syrin e zakonshëm,këtu nuk janë të prirur t’u besojnë që ekziston fare.

Kjo jep të kuptojmë, se në Kosovë koronavirusi i tmerrshëm që e ka goditur botën është më pak i rrezikshëm se koronavirusi politik.
Më koronavirus real është bërë politika më shumë se sa koronavirusi biologjik që e ka goditur botën!

Kudo që shkon e kudo që mund të jesh në muhabet , janë temat politike ato që e dominojnë gjendjen pandemike.

Njerëzit kanë nisur si në hajgare ta thonë se na ka shpëtuar koronavirusi politik i qeverisë Kurti që po ngarkon e shkarkon borde sa po mundet!Na ka shpëtuar, sepse na e ka hequr mendjen nga pandemia vdekjeprurëse. Çka do kishim bërë të mos e kishte krijuar Albin Kurti, situatën e tillë?

Kështu, sa ka debate televizive duke u grindur politikanët e militantët, qytetarët e Kosovës, do ta kalojnë pandeminë e koronavirusit me kallajllëk e me sevda.

Europa duhet të merr model te Kosova: Nëse duan ta kalojnë koronavirusin sa më kollaj, le ta çelin ndonjë shteg politik , ku vlojnë ngjarjet dhe pandemia kalon pa e marr vesh fare.

Por,në Europë nuk e kanë një Albin Kurt,as një Hashim Thaç ,as një Isa Musfatë e të tjerë që kemi ne,prandaj edhe nuk mund të bëjnë Shou Politik di tonin. Prandaj, Europa nuk mund ta kalojë pandeminë aktuale si Kosova!Safet Krivaça /Kosovarja/

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]