Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës.
Rasti ka ndodhur në Prizren, përderisa viktima humbi jetën pasi ra nga kati i tretë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë.
“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një puntor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi për Insajderin.
Mësohet se viktima është një 48 vjeçar me inicialet J.K nga Prizreni.
“Per rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke egzaminuar vendin dhe duke mbledhe provat dhe dëshmit nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.
Prizren