Enca Haxhia është uragani i skenës muzikore shqiptare, që arrin ta kthejë për 360 shkallë vëmendjen kah vetja sa herë që dëshiron.
E fortë, joshëse, pushtuese vjen edhe këtë herë në videoklipin e këngës “Rakia”, ku Enca shfaqet si bombë e vërtet.
Melodia dhe teksti mbajnë autorsinë e Ences, ndërkaq beati është punuar nga Rzon. Videoklipi është punuar nga “Sekuence”
Ky projekt u përfol shumë mediatikisht edhe për shkak të pjesmarrjes së ish konkurrentit të “Përputhen”, Beart Rexhepi.
Bukuroshi nga Prishtina që për muaj me rradhë ishte kryefjala e shoubizit vendor, është protagonist në videoklipin e këngës “Rakia” të Ences dhe skenat e dyshes kanë zgjuar shumë pluhur.
Më të nxehtë e më dehës se rakia, Enca e Bearti.