Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në orët e mbrëmjes ka dal t’i inspektoj punimet që po kryhen në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
I shoqëruar nga nënkryetari, Alban Zogaj, ai ka parë nga afër punët për të cilët ka paralajmëruar se do të kryhen ditë më parë.
“Sot filluam me planin dinamik 40-ditor të punës për Rrugën “Muharrem Fejza”. Gjatë kësaj periudhe do të trajtohen ndriçimi publik, kubëzat në trotuar, bordurat e dëmtuara dhe do të pastrohet i gjithë rrjeti i kanalizimit fekal dhe atmosferik. Veç kësaj, në takimet e zhvilluara me banorët e zonës së barakave, jemi dakorduar t’i trajtojmë me koeficient ndërtimi pronat e tyre që kanë penguar zhvillimin e rrugës. Jemi dakorduar edhe me KEDS-in për ta zhvendosur trafon elektrike, çka do të na mundësojë të lirojmë hapësirën për rregullimin e rrugës” shkruan Rama në njoftim”, kishte shkruar më 17 mars Rama.