Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rama dhe Mihali përplasen sërish me akuza të ashpra publike

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish ndaj zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, duke e akuzuar për ndërhyrje në procese shtetërore dhe përfshirje në çështje që, sipas tij, lidhen me hetime të ndryshme institucionale.

Në një reagim publik, Rama ka ngritur një sërë pyetjesh ndaj Mihalit, duke pretenduar se ajo, ndonëse pa funksion shtetëror zyrtar, ka pasur komunikime me ish-kryeshefin e KEK-ut për çështje operative dhe vendimmarrje.

“Tregoju popullit të Kosovës: si një person pa funksion shtetëror, pse ke komunikime me ish-kryeshefin e KEK-ut për çështje operative e vendimmarrje?”, ka deklaruar Rama.

Ai ka përmendur gjithashtu pretendime për përfshirje të emrit të saj në hetime që lidhen me rastin e rezervave shtetërore dhe çështje të tjera të menaxhimit të energjisë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Pse emri yt përmendet në hetimet me rastin e rezervave shtetërore? Keni vjedhur në grurë edhe në vaj. Imagjino!”, ka thënë ai, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta.

Rama ka shtuar se Mihali duhet të japë përgjigje për, siç i cilëson ai, “skandalin me energji” dhe çështje që lidhen me biznesmenin Martin Berishaj dhe kompaninë GEN.

“Pse je ftuar në prokurori për skandalin me energji të Martin Berishaj/GEN?”, ka pyetur Rama në reagimin e tij.

Në fund të deklaratës së tij, kryetari i Prishtinës ka akuzuar Mihalin për përçarje politike dhe, sipas tij, agjendë destruktive ndaj institucioneve./Telegrafi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]