Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rama dhe Vuçiqi takohen në Moldavi, mungon Osmani

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në margjinat e Samitit të Liderëve Evropianë në Moldavi, njofton Gazeta Reporteri.net.

Mbi artikull

Në takim ka munguar presidentja Vjosa Osmani, ndërkohë që në veri tash e disa ditë situata mbetet e tensionuar.

Edi Rama pati reaguar dy ditë më parë kur Vuçiqi e vuri ushtrinë në gatishmërinë më të lartë, duke thënë se ushtria serbe ka ‘zero fuqi’ afër kufirit me Kosovën.

E pyetur sot nga gazetarët nëse do të takohet me Vuçiqin, presidentja Osmani tha se nuk ka plane për ta takuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë, Vuçiqi para gazetarëve tha se është mirënjohës ndaj SHBA-së, për vënien e sanksioneve ndaj Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]