Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rama e aktivizon edhe sot “fshesën”, e shkarkon edhe një drejtor!

nga Revista Kosovarja

Gëzim Kastrati ka njoftuar përfundimin e mandatit të tij në krye të Drejtorisë së Transformimit në Komunën e Prishtinës.

Mbi artikull

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Kastrati ka deklaruar se ky ishte vendim i kryetarit Përparim Rama, pas formalizimit të koalicionit me partitë tjera në Prishtinë.

Kastrati bëri të ditur se angazhimi i tij në institucionet komunale përfshiu një vit si këshilltar në kabinetin e kryetarit dhe një vit e gjysmë si drejtor, periudhë gjatë së cilës, sipas tij, u nisën projekte të rëndësishme transformuese për qytetin.

Në fund të mandatit, ai falënderoi Ramën për besimin.

Moneytizer Paragrafi 4

“Mirënjohje për Kryetarin Perparim Rama për mundësinë e dhënë për të kontribuar në vizionin e tij për Kryeqytetin ku edhe garuam nën ngjyrat e LDK të mbështetur nga Kryetari Lumir Abdixhiku dhe ekipi i Kryeqytetit. Qytetarët votuan qartë, për Transformimin e Qytetit”- ka shkruar Kastrati, të mërkurën, më 06.05.2026.

Kastrati u shpreh se projektet e nisura kishin për qëllim përmirësimin e funksionalitetit të qytetit dhe afrimin e Prishtinës me standardet e qyteteve bashkëkohore. Ai shtoi se një pjesë e projekteve tashmë janë përfunduar, ndërsa të tjerat pritet të realizohen në vazhdim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]