Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli në Tirana Economic Forum, një takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e Delphi Forum, ku u diskutua mbi mundësitë e reja që ofron Shqipëria për investime dhe zhvillim.

Mbi artikull

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi strategjik.
“Shqiptarët dhe grekët kanë kuptuar se gjeografia është një mundësi dhe ne sot jemi të vetëdijshëm për këtë mundësi të re,” u shpreh ai, duke shtuar se Shqipëria po tregon vetëbesim dhe ambicie në arenën ndërkombëtare.

Sipas Kryeministrit, imazhi i vendit ka ndryshuar ndjeshëm: “Shqipëria nuk është më duke parë nga qoshja, por duke qëndruar me vetëbesim, ambicioze dhe largpamëse. Nuk shihemi më si një cep i largët, por si një vend ku gjërat ndodhin.”

Rama nënvizoi disa nga arritjet kryesore të viteve të fundit, duke përfshirë: Hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE në kohë rekord; Dyfishimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto; Rritjen e vazhdueshme të sektorit të turizmit; Investimet në infrastrukturë; Luftën kundër korrupsionit; Rritjen e pagave; Rilindjen e industrisë ushtarake në vend, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Transformimet nuk janë premtime, por fakte. Ne po ndërtojmë një ekonomi që matet prej vlerave dhe këtë mund ta themi me krenari,” deklaroi Rama, duke shtuar se ndryshimi po ndodh “hap pas hapi, mes punës dhe besimit.”

Moneytizer Paragrafi 4

“Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion”, tha Rama.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/