Në kuadër të turit të tij 2-ditor në Ballkanin Perëndimorë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron fillimisht në Maqedoninë e Veriut, ku edhe është takuar me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ndërsa ka folur edhe për vizitën në Kosovë e ku është refuzuar nga kryeministri kosovar për takim, e për këtë Rama ka thënë se shpreson që Albin Kurti nuk e ka harruar ‘Kanunin’.
Rama duke folur nga Maqedonia e Veriut, për refuzimin e Kurtit për ta takuar në Prishtinë, diçka që nuk kishte ndodhur më parë, ka thënë se shpreson që kryeministri Kurti nuk e ka harruar Kanunin, e siç ka thënë Rama duke iu referuar librit të normave dhe traditave shqiptare, që edhe hasmi kur të vije në shtëpi i hapet dera.
“Unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi dhe hasmit i hapet dera edhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, tha Rama.
Duhet theksuar se Rama do të pritët nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Galuka Konjufca, ndërsa takimi me Kurtin është në pritje të konfirmimit nga ana e Kryeministrit të Kosovës pasi ky i fundit refuzon ta takojë në rrethana të tjera përveç se në mbledhjen e përbashkët mes 2 qeverive.
