Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rama: Uroj që askush të mos e akuzojë Kurtin për tradhti

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në lidhje për takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Mbi artikull

Rama, në lidhje me Propozimin Evropian, ka thënë se Kurti e ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur sipas tij, një hap të parë më shumë rëndësi.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]