Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ramabaja lëshon studion e quan Lushtakun rrugaç

nga Revista Kosovarja

Sadri Ramabaja, opinionist në Presssng të T7, u largua nga studio, pasi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i tha se e gjithë Kosova për të thotë se “është njeri i UDB-së”.

Pas kësaj, Ramabaja tha se me këtë “rrugaç” nuk flitet, duke u ngritur në këmbë dhe i tha Lushtakut se “edhe shefi i tij në Hagë i ka thënë ashtu”.

Në këtë situatë reagoi edhe Ganimete Musliu duke thënë se “as ata nuk duan të flasin me njerëz të UDB-së”.

Në emision është kërkuar nga Lushtaku që ta tërheqë fjalën, por Lushtaku tha se ”ai vazhdimisht ofendon”.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkaq, Musliu tha se “kanë fakte për të folur për Ramabajën dhe çdogjë tjetër”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]