Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ramush Haradinaj feston sot ditëlindjen e 58-të

nga Revista Kosovarja

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj feston sot ditëlindjen.

Haradinaj i lindur me 3 korrik të vitit 1968 mbush sot 58 vjet.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka uruar ish-kreun e këtij subjekti duke thënë se Haradinaj dha kontribut historik për lirinë e shtetit.

“Sot, feston ditëlindjen burrështetasi që dha gjithçka për popullin e vendit tonë. Historia do të dëshmojë se kontributi i Ramush Haradinaj për lirinë e shtetin me këta kufij ishte vendimtar e historik. Gëzuar 58-vjetorin kryeministër Haradinaj, edhe 100”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Moneytizer Paragrafi 4

Me një fotografi unike e ka uruar edhe ish-bashkëluftëtarja e tij, Time Kadrijaj.

“Një shekull ashtë pak, për çlirimtarin e madh e mburojën e atdheut. Shekullofsh Ramush Haradinaj, se Kosova ashtë e sigurt kur ti je këtu”, ka shkruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]