Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Raporti i OBSH-së: Ja në cilat vende rrezikohet më shumë jeta

nga Revista Kosovarja

Pandemia e koronavirusit e ka shtuar rrezikun për emigrantët. Ajo e ashpërson edhe më shumë jetesën e afër 80 milionë refugjatëve dhe të dëbuarve të prekur nga krizat dhe eksodi në të gjithë botën.

Mbi artikull

Sidomos më të prekurit nga mbyllja e kufijve janë punëtorët sezonalë, shkruajnë autorët e studimit, që publikohet nga Aleanca “Zhvillimi ndihmon” e Universitetit Ruhr në Bochum.

Çdo vit ky raport publikon një listë ku janë renditur të gjitha vendet e botës në bazë të shkallës së rrezikshmërisë. Edhe këtë radhë, në krye qëndron shteti ishullor i Paqësorit, Vanuatu. Vendi i dytë më i rrezikuar në botë është Tonga, e ndjekur nga Antijet e Vogla. Vendet me rrezikun më të vogël statistikor janë si në vitin e kaluar Katari dhe shteti i BE, Malta.

Gjermania bën pjesë tek 20 vendet më pak të rrezikuara. Këtu renditen kryesisht vendet europiane, por edhe shtete si Arabia Saudite dhe Egjipti. Koncepti i rrezikshmërisë në raport merr në konsideratë si ekspozimin ndaj rrezikut, që do të thotë, se sa i rrezikuar është një rajon apo një vend nga disa katastrofa natyrore. Por nga ana tjetër shihet edhe aftësia e një shoqërie për të përballuar katatrofat.

Moneytizer Paragrafi 4

Kështu shtetet me një ekspozim të njëjtë ndaj rrezikut, mund të kenë renditje të ndryshme, për shkak të cilësisë së infrastrukturës publike, situatës së banimit mesatarisht, përgatitja në përballimin e katastrofave dhe sistemi shëndetësor.