Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Raportohet se pasardhësi i Ali Khameneit është zgjedhur djali i tij

nga Revista Kosovarja

Asambleja e Ekspertëve e Iranit ka zgjedhur djalin e Ali Khameneit, Mojtaban, si pasardhësin e liderit suprem, ka raportuar media iraniane e opozitës “Iran International”.

Mbi artikull

Ndërkohë në mediat izraelite konfirmohet se Asambleja e ka votuar zgjedhjet e Mojtabas pasi paraprakisht asnjë nga 88 anëtarët nuk u vra apo plagos pasi Izraeli bombardoi vendin ku po mbahej mbledhja për të zgjedhur pasardhësin e Ali Khameneit në qytetin Qoma.

Emërimi, sipas raportimeve në Iran, do të zyrtarizohet së shpejti.

Ali Khamenei 86-vjeçar u vra të shtunën pas bombardimeve izraelito-amerikane.

Moneytizer Paragrafi 4

Kush është Mojtaba Khamenei?

Mojtaba Khamenei është djali i dytë i ish-udhëheqësit suprem dhe konsiderohet anëtar i kampit ultra-konservator ashtu si babai i tij. Mojtaba ka shprehur, ndër të tjera, mbështetje për shtypjen e kundërshtarëve të regjimit brenda Iranit dhe miratimin e një politike militante dhe agresive ndaj armiqve të jashtëm. Ai është një klerik i nivelit të mesëm që jep mësim teologji shiite në qytetin e Qomit, qendra e jetës fetare të Iranit, dhe megjithëse nuk ka mbajtur kurrë pozicion zyrtar në regjim, ai shihet si person me ndikim të madh në të dhe ka kultivuar lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare. Analistët jashtë Iranit e kanë përshkruar më parë atë si një lloj “roje” në rrethin e babait të tij, dhe në vitin 2019 iu vendosën sanksione amerikane.

Deri vonë, Mojtaba Khamenei nuk shihej si një kandidat veçanërisht i shquar, kryesisht sepse zgjedhja e tij shihej si një transferim i pushtetit nga babai te djali – në një mënyrë që të kujton monarkinë që Irani braktisi në Revolucionin Islamik. Mojtaba gjithashtu nuk u konsiderua një klerik mjaftueshëm i lartë për t’u emëruar në krye të Iranit, por siç është thënë, emri i tij është përmendur më shumë se një herë si një kandidat i mundshëm. Megjithatë, zyrtarët izraelitë kanë pohuar në të kaluarën se, megjithëse ai aktualisht nuk zë pozicion të lartë, arsyeja, thonë ata, është se iranianët duket se po e “fshehin” qëllimisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

slot toto

slot dana

mposun

https://swaz.ethz.ch/

mposun

slot10k