Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Raportohet se Sami Lushtaku është paraqitur për intervistim në Policinë e Skenderajt

nga Revista Kosovarja

Po raportohet se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shkuar në stacionin policor të këtij qyteti për intervistim pas incidentit të djeshëm që pati me kryetarin e degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili pretendoi se Lushtaku e ka sulmuar fizikisht atë.

Mbi artikull

Portali “Magazina” ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se janë mbledhur qytetarë para stacionit të policisë.

Pas incidentit ku mbeti i lënduar Mehani dhe një aktivist tjetër i Vetëvendosjes në një lokal të qytetit, Lushtaku dje reagoi me një postim në Facebook ku mohoi se e ka sulmuar atë, por shtoi se qytetarët kanë reaguar pasi i ishte drejtuar atij “Sami Serbia”.

Policia ka arrestuar dy persona për këtë rast, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë dje tha se ka ftuar për intervistim Lushtakun dhe një tjetër, por që nuk i janë përgjigjur ftesës deri në momentin kur lëshuan njoftimin.

Moneytizer Paragrafi 4

Por, këtë e ka mohuar më pas nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili tha se Lushtaku deri sot paradite kur mbajti një konferencë për media, s’ka pasë ftesë zyrtare nga prokuroria.

Nura tha se Lushtaku do t’i përgjigjej ftesës në rast se ajo do t’i shkonte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]