Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rashiq: Besoj që do të jem i propozuar për ministër

nga Revista Kosovarja

Nenad Rashiq, deputet i zgjedhur nga komuniteti serb, ka paralajmëruar se do të jetë ministër për Komunitete dhe Kthim.

Mbi artikull

Në një prononcim për mediat para se të hynte në sallën e Kuvendit për seancën konstituive, ai tha se beson që propozimi i Kurtit do të jetë me emrin e tij në të për ministër, raporton Klankosova.tv.

“Ende nuk kemi dëgjuar ekspozenë e kryeministrit, por sikur dy herë më parë, kam qenë i propozuar për ministër për Komunitete dhe Kthim, dhe besoj që do të mbetet propozimi i njëjtë”, u shpreh Rashiq.

Ai tha se do të votojë pro kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Moneytizer Paragrafi 4

Rashiq tha se vendimi Kushtetueses duhet të respektohet, për sa i përket çështjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]