fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rastet sociale dhe disa familje të kategorive të luftës vazhdojnë të presin strehë

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Më shumë se 7 vjet, shumë familje në gjendje të rëndë ekonomike, ato të kategorive të dala nga lufta, presin që të kenë një banesë në ndërtesat e filluara por që ende nuk kanë papërfunduar dhe janë dëmtuar në lagjen Petrovë të Prizrenit.

Puna në këto ndërtesa u ndërpre në vitin 2021, ndërsa as këtë vit institucionet lokale nuk e kanë paraparë përfundimin e tyre.

Këto godina që filluan të ndërtoheshin mbi 7 vjet më parë ishin të dedikuara për rastet sociale dhe kategoritë e dala nga lufta. Dy nga to kanë përfunduar dhe familjet janë akomoduar, por jo edhe 30 familje të tjera që ishin paraparë të strehoheshin këtu.

Kjo kategori e familjeve nuk dëshirojnë të prononcohen , pasi thonë se janë lodhur me kërkesa për strehim.

Ndërkaq, sekretari i organizatës së veteranëve të luftës po hon se strehë banimi nuk mundën të gëzojnë edhe të tjerë.

“Kemi shumë veteran , por edhe familje të dëshmorëve , invalid , të cilët nuk i kanë marrë këto banesa , ndërsa presin dita ditës për ti marrë . Kemi rastet që edhe i kanë marrë , por nuk mund ti gëzojnë , pasi që shumica kanë vdekur , siç mund ta ceki , luftëtaren e ndjerë Fatime Ademaj , vitin e kaluar ka vdekur edhe Mehmetali Shkreta , i cili nga Maqedonia ka ardhur në luftën e Kosovës, kemi Shefit Mazrekun i cili po ashtu është veteran i luftës i cili bredh në shtëpia në rastet sociale “, tha Isa Berisha nga OVL e UÇK-së.

Ish-drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverisjen e kaluar thotë se në kohën e tij kontrata me operatorin u ndërpre, por komuna nuk e ka paraparë përfundimin e tyre as këtë vit.

“Në qeverisjen e zotit Haskuka , aty kanë arritur të përfundohen dy kulla , ndërsa kulla e tretë dhe e katërt kanë shkëputje kontratash nga operatorët ekonomik për papërgjegjësinë e tyre …. Ato tash janë në një nivel të ndërtimit , ku në kullën e tretë janë përfunduar pothuajse 80 % të punimeve , ndërsa kulla e katërt ka më shumë se gjysma e punimeve që duhet të përfundohet . Për mua është shqetësuese se 30 familje presin që të vendosen tash e 7 vite në ato banesa dhe të bëhet një hap i tillë është e papranueshme”, tha Islam Thaqi – Ish drejtori i punës dhe mirëqenies sociale.

Ndërkaq, drejtori i tanishëm i Punës dhe Mirëqenies sociale, Edmond Hoxha, e konfirmon se këtë vit nuk mund të punohet në këtë projekt.

” E konfirmojmë që gjatë këtij viti , nuk është e paraparë që të punohet në këtë drejtim , por e kemi vullnetin e plotë që si komunë e Prizrenit , ky projekt të vazhdohet , ky projekt nuk do të ngecë mbrapa , sapo të fillojmë planifikimin e buxhetit të vitit 2024 , ky projekt do të trajtohet dhe të futet në buxhet në mënyrë që të përfundojnë punimet “, tha ai për RTK.

Në shtator 2021 iu ndërpre kontrata operatorit ekonomik për kullën e tretë, ndërsa në kullën e katërt punimet i ndërprenë në maj 2021. Rreth 300 mijë euro ishin planifikuar për përfundimin e ndërtimit për një kullë në lagjen Petrovë të Prizrenit.


Etiketa: Rastet sociale

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Ahmeti: Shyqyr që nuk u thirr ezani se e kishin pauzu cakrrimin e gotave

56 minuta më parë
Aktuale

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para përballjes me Izraelin

2 orë më parë
Aktuale

Humbja e 36 milionë eurove në Trust, kush është përgjegjës?

5 orë më parë
Aktuale

Serbia paralajmëron njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia

5 orë më parë
Aktuale

Gërvalla: Shteti mund të jetë i suksesshëm pa qenë anëtar i OKB’së

7 orë më parë
Aktuale

“Porta e Ferrit” dhe misteret fatkeqe që fshihen pas saj

9 orë më parë
Postimi tjetër

E zbuloi, shoku i ngushtë i Atdheut, Fationi: Juli i ka pëlqyer atij qëkur e ka parë në plazh

Blerona po vazhdon të humb kilogramë

Zihen keq Luizi dhe Kiara: Të jetë hera e parë dhe e fundit që ma thua atë fjalë

TË FUNDIT

Nuhatja e kësaj erëze ul ndjeshëm nivelin e ankthit dhe depresionit

7 minuta më parë

Përdorimi më i hershëm i regjistruar për qëllime mjekësore i një erëze, daton më shumë se 3 600 vjet më...

Fituesi i Big Brother Kanada: Kiara nuk e meriton të jetë në BBV

19 minuta më parë

Fituesi i ‘BB’ në Kanada, Kevin Jacobs i cili u bë i njohur në Shqipëri nga strategjia e tij që...

Mark Zuckerberg, baba për herë të tretë!

39 minuta më parë

Dr. Priscilla Chan, bashkëshortja e Mark Zuckerberg, sapo ka lindur fëmijën e tretë, një vajzë të shëndetshme, të quajtur Aurelia...

Morena shfaqë trupin dhe gjitha tatuazhet në Dubai

48 minuta më parë

Morena Taraku ditët e fundit ka filluar pushimet në Dubai. Ajo publikon dy fotografi mjaftë provokuese duke shfaqur edhe tatuazhet...

Ahmeti: Shyqyr që nuk u thirr ezani se e kishin pauzu cakrrimin e gotave

56 minuta më parë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka qëndruar për vizitë në Gllogjan ku edhe ka shfrytëzuar rastin për të cakërruar...

Vajzat që u përkasin këtyre shenjave nuk harrohen lehtë

59 minuta më parë

Çdokush ka një person që ka lënë shenjë në jetën e tij, qoftë pozitivisht, qoftë negativisht. Fakti është se do...

MË TË LEXUARAT

Prishtinë: Një i vdekur nga arma e zjarrit dhe dy të plagosur nga therja me thikë

Bora flet për herë të parë për operacionet plastike që ka

Disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Shpërthen virusi vdekjeprurës Marburg në Tanzani, raportohen pesë viktima

Xhuli nuk e fitoi “BBVK”, reagon Arbenita Ismajli

Mot me diell, sot ngriten temperaturat

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, synohet nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Pse nuk duhet t’i krahasojmë kurrë fëmijët tanë me njëri-tjetrin apo me shokët e tyre

Si ndryshon rutina e kujdesit të lëkurës në pranverë?

Binjaket thonë se janë shumë të ngjashme, ndajnë të njëjtin burrë dhe duan të mbesin shtatzënë në të njëjtën kohë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist