fbpx

Rasti Brezovica, Ish-kryetari i Shtërpcës Bratislav Nikolic lirohet nga paraburgimi pasi paguan 50 mijë euro dorëzani

nga Revista Kosovarja

Artan Qerkini, avokati i ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, ka konfirmuar për Gaztën Express se klienti i tij është liruar nga paraburgimi dhe kjo masë është zëvëndësuar me masën e dorëzanisë në vlerën prej 50 mijë euro.

“Po është liruar me vendim të Gjykatës. Paraburgimi është zëvendësuar me masën e dorëzanisë prej 50 mijë euro”, ka thënë Qerkini për Express.

Prokuroria e Ferizajt, në dhjetor të vitit 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj dymbëdhjetë (12) personave të pandehur në rastin “Brezovica 1”.

Aktakuza ishte ngritur edhe ndaj ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq dhe 11 personave të tjerë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]