Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rasti “Dehari”, shkarkohet kryeinspektori Ylber Topalli

nga Revista Kosovarja

Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim për shkarkimin e kryeinspektorit Ylber Topalli lidhur me rastin Dehari.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, kishte humbur jetën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Pas një sërë gjetjesh faktike që dëshmojnë shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Komisioni Disiplinor ka ardhur në verdiktin final për shkarkimin e tij, duke marrë parasysh një sërë shkeljesh ligjore, disa prej të cilave tashmë dihet se: Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurisë nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjellë në Ministrinë Drejtësisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bartë detyra e tij, veprime të cilat kanë kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit. Po ashtu, i njëjti ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin: Në njërin raport, disa ditë pas vrasjes së Astrit Dehari, kryeinspektori Topalli e ka quajtur rastin e Astritit vetëvrasje. Disa ditë më vonë, të njëjtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendosur nënshkrimin e tij në këtë raport”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

https://www.facebook.com/MinistriaeDrejtesise/posts/588655939971664

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]