Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rasti i Agon Zejnullahut: Themelorja edhe në rivendosje cakton paraburgim për pesë policët në Lipjan

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, edhe në rivendosje ka caktuar një muaj paraburgim për pesë zyrtarët policorë që dyshohen për “vrasje nga pakujdesia” ndaj 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Mbi artikull

Gjykata e Apelit më 21 korrik anuloi paraburgimin për të pandehurit I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., duke i caktuar arrest shtëpiak dhe duke e kthyer rastin për rivendosje në Themelore.

Por sot (23 korrik), Themelorja vendosi sërish se masa e nevojshme është paraburgimi.

“Masë që do t’i llogaritet prej datës së ndalimit më 7 korrik”, thuhet në vendim.

Moneytizer Paragrafi 4

Pesë zyrtarët policorë dyshohet se e shkaktuan vdekjen e 27-vjeçarit gjatë arrestimit të tij, në rastin që nxiti edhe protesta para stacionit policor në Lipjan.