Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rasti i fundit me koronavirus është një pacient i QKUK-së

nga Revista Kosovarja

Gjatë ditës së sotme edhe një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19, kështu duk shkruar në 126 numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus .

Mbi artikull

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se edhe një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, rasti i fundit është një pacient në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, por që IKSHPK-ja nuk ka treguar saktë se në cilën klinikë ishte i shtrirë ky pacient dhe nga cila komunë është.

“Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

IKSHPK-ja po ashtu ka bërë të ditur se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe më pas të testohen.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

NJË RAST I RI ME COVID-19!

Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive.

Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

TA PARANDALOJMË KËTË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

PËR TË GJITHË QYTETARËT TANI ËSHTË I OBLIGUAR VETËIZOLIMI NË SHTËPI!

KOSOVA ËSHTË NË KARANTINË GJEOGRAFIKE!. /Lajmi.net/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]