fbpx

Rasti i Noizyt, flet zëdhënësi i prokurorisë zvicerane

nga Revista Kosovarja

Pas arrestimit të shtunën e kaluar (më 5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, për reperin e njohur shqiptar Noizy është kërkuar masa e paraburgimit.

Sipas medias zvicerane në shqip Le Canton27.ch, arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, e cila ka njoftuar se 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale.

Por pas gati një jave, duket se gjërat kanë ndryshuar në favor të reperit shqiptar.

“Gjykata për masa shtrënguese kishte urdhëruar paraburgimin ndaj personit që përmendët, por ndërkohë Prokuroria ka mundur ta lirojë atë nga paraburgimi.”ka deklaruar sot për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch, Erich Wenzinger, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik dhe Departamentit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.

Ndryshe, Noizy ka paralajmëruar rikthimin me koncerte. Të parin pas incidentit, ai do ta mbajë në Green Coast të shtunën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]