Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rasti për 53 milionë euro, Ramush Haradinaj do të thirret për të dëshmuar

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që në cilësi të dëshmitarit për rastin e njohur si ’53 milionëshi’, ta ftojë edhe ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Musa Damati, avokat i Pal Lekajt që po akuzohet në këtë rast.

“Pas shumë kërkesave, gjykata sot ka marrë vendim që ta froj në cilësi të dëshmitarit edhe ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka thënë Damati.

Ai i ka thënë Insajderit se si mbrojtje kanë kërkuar tash e disa muaj që në këtë proces të dëshmoi Haradinaj, por ka pasur një lloj rezistencë nga ana e Prokurorisë Speciale me arsyetimin e tyre se nuk është e nevojshme dëshmia e tij, por megjithatë sot trupi gjykues i këtij rasti ka vendosur pro kërkesës së mbrojtjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Në rastin e njohur për publikun si 53-milionëshi akuzohen ish-ministrin Pal Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

Ata po akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.
Të mërkurën në këtë proces ka dëshmuar edhe ish-Ministri i Financave, Bedri Hamza.

Ai tha se për procedurat e pagesës dhe marrëveshjes së shumë prej 53 milionë eurove, e kishte autorizuar zëvendësministrin Fatmir Gashi dhe se vetë nuk ka qenë i përfshirë në asnjë fazë të procesit.

“E nderuar kryetare e trupit gjykues edhe para organeve kompetente kam deklaruar e sot e ripërsëris se unë nuk kam qenë pjesë e këtij procesi dhe këtë çështje e kam pas të deleguar me autorizim të veçantë tek njëri nga zëvendësministrat, në këtë rast zotëri Fatmir Gashi”, tha Hamza.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]