Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rasti tragjik në Majac, një burrë i vdekur dhe dy gra të plagosura

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Majac të Podujevës përgjatë së dielës.

Mbi artikull

Burime të Gazetës Insajderi kanë bërë të ditur se i vdekur është një burrë, ndërsa dy gra janë gjetur të plagosura në një shtëpi.

E dyshuar lidhur me rastin është një grua, e cila është izoluar në shtëpi dhe po kërcënon me veprime që rrezikojnë jetën e saj.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për Insajderin se bëhet fjalë për një të vdekur, teksa ka shtuar se në vendngjarje është nisur prokurorja e rastit, Bukurie Gjonbalaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Një i vdekur në Majac të Podujevës- Një grua mbyllet në shtëpi dhe kërcënon me veprime që i rrezikojnë jetën

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]