Shtimi i ndjeshëm i rasteve me koronavirus, ka bërë që IKSHPK të reagojë në lidhje me situatën e krijuar.
Në komunikatën e lëshuar, ky institucion ka thënë se numrat e fundit tregojnë se situata epidemiologjike po shkon duke u përkeqësuar.
Sipas IKSHPK-së, me këta numra po shkohet drejt humbjes së kontrollit dhe mbingarkimit të institucioneve shëndetësore.
“Këta numra flasin shumëçka. Këta numra tregojnë përkeqësim të situatës epidemiologjike edhe drejt humbjes së kontrollit, edhe drejtë mbingarkimit pastaj të institucioneve shëndetësore, gjegjësisht të Klinikës Infektive ku fatkeqësisht personat me sëmundje shoqëruese dhe të moshuarit mund të përfundojnë fatalisht. Kjo ndodh për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve, për shkak të përfshirjes pastaj të njerëzve të moshave të ndjeshme të moshuara, për shkak të përfshirjes së njerëzve me sëmundje kronike të cilët nuk janë të mbrojtur dhe të cilët akoma fatkeqësisht për këtë sëmundje nuk ka terapi dhe parandalim me vaksinë, e vetmja mundësi e parandalimit është përmbajtja e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka cekur IKSHPK.
Po ashtu, pas statistikave shqetësuese ditëve të fundit, është rekomanduar që të gjitha institucionet ku janë konfirmuar raste me COVID-19 të mbyllen.
