Menaxhmenti i këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapi, ka reaguar për herë të parë pas lajmit të trishtë të ndarjes së tij nga jeta.
Përmes një story të publikuar në llogarinë zyrtare të artistit në Instagram, ata kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e papritur, shkruan “Kosovarja”.
Në reagim, ekipi i tij ka bërë të ditur se detajet për ceremoninë e varrimit do të bëhen publike shumë shpejt.
Shpat Kasapi, i njohur për kontributin e tij në muzikën shqiptare, ka lënë pas një boshllëk të madh në skenë dhe tek ata që e kanë ndjekur me vite.

