Këngëtari Blero mbrëmë e tha publikisht atë që dyshohej e përflitej prej kohësh.
Pas më tepër se katër muajsh ‘zvarritjeje’, këngëtari i njohur e pranoi ndarjen nga Afrona Dika.
Pas dy vitesh e gjysmë martesë, çifti në muajin maj i kanë ndarë rrugët nga njëri-tjetri.
Ndërkohë, Afrona që ende nuk e ka thënë fjalën e saj të versionit mbi ndarjen, ka bërë të parin postim në rrjete sociale pasi Blero ‘trazoi’ rrjetin.
Ajo pas mesnate ka publikuar një fotografi selfie.
Me shumë gjasë, e vetëdijshme që secila fjalë e saj do të merret si kundërpërgjigje, Afrona ka preferuar të qëndrojë pa koment, duke u mjaftuar me fotografinë e ndarë, ku si gjithmonë, duket yll.