Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë ka reaguar edhe ambasada amerikane në Prishtinë.
Përmes një postimi në Tëitter, ambasada amerikane u ka kërkuar qytetarëve që të vendosin maskën, mbajnë distancën dhe t’i pastrojnë duart, në mënyrë që ta mbrojnë vetën dhe të tjerët.
“Ndërsa rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin, mbani mend 3 hapat e shëndetshëm, të përditshëm, për të mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj: Vendosni një maskë, mbani distancën dhe pastroni duart. Ju mund të ngadalësoni përhapjen e COVID-19”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Kujtojmë se vetëm dje u konfirmuan 661 raste me COVID-19 në Kosovë. /Express/