fbpx

Reagon Blero: Spo di a jom në karantinë a në fushatë zgjedhore

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero ka reaguar me një postim në Instagram për situatën politike të krijuar në vend.

Ai shprehet se nuk po e din a është në izolim apo në fushatë zgjedhore.

Situatë të cilën artisti e ka komentuar ka të bëjë kryesisht me faktin e rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe me formimin e një qeverie të re.

‘S’po di a jam në karantinë a në fushatë zgjedhore. Allahile a mundeni t’i shikoni gjashtë televizionet tona kryesore dhe kallëzomni se nuk jam kah marr vesh. As edhe një diskutim nuk është për pandeminë, Zoti na ruajt. Zoti I bekoftë shqiptarët’, ka shkruar Blero në Instagram.

Ndryshe, Blero është duke qëndruar në Prishtinë i izoluar ku edhe po qëndron larg bashkëshortes së tij Afronës pasi që ajo nuk gjindet në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]