Reagon Këshilli Prokurorial ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani

nga Revista Kosovarja

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) reagon lidhur me deklarimet e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani dhe atakimet e tij ndaj Kryeprokurorit të Shtetit dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit lidhur me veprimet e ndërmarra në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.

KPK konsideron se atakimet nga jashtë në punën dhe kompetencat e Kryeprokurorit të Shtetit përveç se janë të papranueshme, përbejnë edhe ndërhyrje në pavarësinë institucionale dhe kushtetuese të institucionit të Prokurorit të Shtetit, aq me tepër kur atakimet e tilla bëhen nga një ish-Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës mbështet punën e pavarur dhe profesionale të Kryeprokurorit të Shtetit në ushtrimin e detyrave dhe kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe aktet tjera ligjore, si dhe qëndron fuqishëm në përkrahje të punës së tij në zbatim të ligjshmërisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]